Industria Ushqimore AMO

Produktet e AMO foods perbehen prej Erzave, dhe Produkteve të ëmbla.

image01

Industria Ushqimore AMO

Produktet e AMO foods perbehen prej Erzave, dhe Produkteve të ëmbla.

image01
image01

Amo Foods

Industria Ushqimore “AMO” është themeluar në vitin 2008, më adresë të veprimtarisë se saj qe ndodhet në “Zonën industriale” 32000, në Klinë.

Kjo Ndermarrje tani më ka një traditë në fushën e prodhimit të ushqimeve konditorike. Ndermarrja ka një objekt mjaft komod me hapësira te pastërta dhe higjienike,dhe nje siperfaqe rreth 7500m2.,ka teknologji dhe paisje bashkëkohore,numeron rreth 60 punëtor.Stafi i ndërmarrjes është i kualifikuar dhe i trajnuar konform standardeve te njohura evropiane, po ashtu Nder-marrja aplikon sistemin HACCP të menaxhimit në përputhshmeri me normat e larta të standardit dhe certifikimi është bërë në përputhshmëri me auditimet e TUV NORD CERT për auditime dhe certifikime nderkombtare qe është pjesë e auditimeve të rregullta kontrolluese.

Prodhimet kryesore janë produktet konditorike:rollata te ndryshme, keksat dhe petë për torte me gramatura dhe shije të ndryshme.

Shtrirja e tregut të kesaj industrie është sukses qe përmes kualiteteve dhe cilesis se larte,perveq tregut vendor produktet e Amo-s jane te deshmuara dhe te kerkuara edhe ne tregjet si: Maqedonia,Mali i Zi, Shqiperi,Rumani,Germani,Zvicerr,Bosnje,Italin, Izrael,Palestin, shtetet Arabe


AMO me ndryshime prej tash është e çertifikuar me isso 22000 dhe ate HASAP të cilen e lëshon Das firm me renome nderkombëtare me qender në Angli

Poashtu AMO është çertifikuar me çertifikaten Hallall të cilen e lëshon Bashkësija Islame e Kosovës në krye me Myftiun Z.Naim Ternava
AMO Vazhdon ...

Çertifikatat e kualitetit

AMO Food Industry me risi, ka filluar eksportin edhe në Palestinë


Produktet e 'AMO'-s në Palestinë do të distribuohen nëpërmjet kompanisë 'ZARA Food'. Me këtë eksport dhe depërtimi në tregun e Palestinës tregon se ne kemi produkte kualitative dhe me cilësi të lartë. Kjo po ashtu është edhe një dëshmi se ne mund të jemi konkurrent edhe me tregje dhe produkte tjera botërore

Së fundmi është publikuar edhe një fotografi e një vajze të vogel e cila shihet para xhamisë së njohur Al-Aqsa Mosque, duke shijuar Amoretin edhe në Palestinë.

PRODUKTET

Produktet e AMO foods perbehen prej Erzave, dhe Produkteve të ëmbla.

informoheni për cdo specifik të produktit

Distribuimi

Shqiperi

KOLA IMPEX shpk -rruga e Kavajes , ish fabrika e vajrave Tel:067-322-9431 TIRANE

Mal i zi

"PUT-GROSS" d.o.o Industrijska bb Bijelo Polje,Tel/fax : ++381 50 480 648, ++381 50478 632

Bosnje

Uvoznik “TESCO’Doo Aleja Alije Izetbegovica br 2 , 7500 Tuzla Tel:00387 35216385

Bosnje

Belamionix d.o.o Cerik b.b 76100 Brčko Tel:+387/(0)49-746-096

Romani

Importator SC SENIC COM SRL,str Bariera vilcii nr 247 CRAIOVA ROMANIA Tel:+40741244009

Itali

BALLKANIA – Export-Import KS SRL Via Pretura 16/B Pescantina 37026 (VR) Italy Tel:04072040233

Serbi

PREMIJA INTERNATIONAL, DOO PDPTUBUR bb Novi Pazar Tel:020/385-544,389-430,389-433

Palestine

Sinkrot Global Group, SFC Headquarters Building, Industrial Zone, Ramahall, Palestine P.O. Box 1410, +970.2.295.5701

MACEDONIJA

Swisslion Jadranska magistrala 127 1000 SKOPJE MAKEDONIJA

Lajmet e Fundit

project 1

Serish ne Palestine

Amoreti serish vazhdon në tregun e Palestines
project 1

SIAL Paris 2016

AMO sërish pjesëmarrëse në panaire ndërkombëtare të ushqimit.

Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli KRASNIQI dhe Ministres së Tregëtisë dhe Industrisë Hykmete BAJRAMI, N.P.P AMO merrë pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar SIAL në Francë i cili është mbajtur nga 16-20.10.2016, ku aty njëkohësisht ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Francë Qendrim GASHI. Të gjithë pjesëmarrësit uruan N.P.P AMO-n për sukseset e saj dhe sherbimet kualitative të cilat ajo i posedon me përdorimin e teknologjisë së fundit për prodhimin dhe shpërndarjen e ëmbëlisrave dhe konditorive.

project 1

AMO Food Industry nenshkruan marveshje me Sinkrot Global Group

AMO Food Industry”, pjesë e kompanisë Gllareva nenshkruan marveshje bashkpunimi me Sinkrot Global Group nga Palestina per eksportimin e produkteve. Kompania AMO njihet si prodhues i produkteve ushqimore dhe eksporton në shumë shtete regjionale dhe botërorë.
project 1

Ambasadori i Mbreterisë së bashkuar në N.P.P AMO

Ishte kënaqësi të e presim në fabrikën N.P.P AMO Ambasadorin nga Mbretëria e Bashkuar Ruairi O'Connell, i cili pati një vizitë dhe u takua me z. Bujar Morina, ku biseduan rreth procesit të prodhimit, vështirësitë gjatë prodhimit. Gjithashtu, biseduan edhe rreth qështjeve që prodhuesit e Kosovës kanë vështirësi në prodhim ku u nda i kënaqur me ecurin e prodhimit si dhe pritjen qe i beri z. Bujar MORINA. Me këtë rast Z. Morina i’u falënderua Ambasadorit për kohën e ndarë dhe vizitën që i bëri fabrikës në fjalë e cila njëkohësisht posedon më shumë se mbi 60 punetore të cilën për një periudhë shumë të shpejt, planifikon që të zgjerohet edhe më tejë ashtu siq është duke u rritur.
project 1

Koncert për hirë të Komandantit Mujë Krasniqit

AMO pjesmarrës në festivalin "I këndojm lirisë" të cilin e organizon kuvendi komunal i Klinës falë donatorëve
project 1

AMO certifikohet me Standardin “Hallall”

Kompania e mirënjohur vendore “AMO”, e cila merret me prodhimin e produkteve ushqimore, është certifikuar me Standardin “Hallall”. Certifikimi i produkteve me Standardin Hallall, vije pas sukseseve të vazhdueshme në tregun vendor dhe të huaj, pasi produktet e saj përveç Kosovës eksportohen edhe në disa vende të botës. Për t’i uruar për marrjen e certifikatës së Standardit “Hallall”, ambientet e kompanisë “AMO”, të mërkurën i ka vizituar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë. Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava, është ndarë i kënaqur me punë që bëhet në këtë kompani.Drejtori i Kompanisë “AMO”, Sami Morina, ka thënë për Telegrafin se certifikimi i produkteve me Standardin “Hallall” ka rëndësi të madhe për zhvillimin e kompanisë. “Certifikimi me Standardin ‘Hallall’ për produktet ushqimore, do të ketë ndikim pozitiv te kompania, e cila besojmë se do të rezultojë edhe me rritjen e shitjeve”, tha Morina. Përveç certifikimit me Standardin “Hallall” dhe standarde të tjera për siguri, produktet e “AMO”-s, është e certifikuar edhe me standardin anglez “ISO 22000”. Ai ka treguar se produktet e “AMO”-s eksportohen edhe në 11 vende të botës.
project 1

Tregu Palestines

Amoreti serish vazhdon ne tregun e Palestines
project 1

“FOOD Istanbul” në Stamboll të Turqisë

Panairi ndërkombëtar “FOOD Istanbul” në Stamboll të Turqisë çdo vit e me shumë ka si mysafirë kompani të mëdha botërore. E këtë vit, një nder to është edhe kompania prodhuese nga Kosova “AMO Food Industry”, pjesë e kompanisë Gllareva. Kompania AMO njihet si prodhues i produkteve ushqimore dhe eksporton në shumë shtete regjionale dhe botërorë. Gjatë pjesëmarrjes në këtë panair, kompaninë AMO e vizitoi edhe ministri i Doganave të Turqisë, Bylent Tyfekci, ku përfaqësuesi i kompanisë Sami Morina prezantoi produktet dhe mundësitë e kompanisë për prodhime ushqimore dhe kapacitetet për eksport.
project 1

KOLN / COLOGNE të Gjermanisë

AMO sërish pjesëmarrëse në panaire ndërkombëtare të ushqimit.

Panairi i organizuar në KOLN / COLOGNE të Gjermanisë më 27-29.09.2016, ku N.P.P AMO mori pjesë si një ndërmarrje më prestigjioze dhe kualitative ne Ballkan e cila me produktet e saj gëzon një respekt të veqant.

project 1

Kosova Halal Institute jep certifikatë N.P.P AMO-n

Kosova Halal Institute jep certifikatë N.P.P AMO-n për produktet e saj dhe duke i cilësuar si ushqime Hallall.

CEO i N.P.P AMO-s z. Sami A. MORINA në një takim së bashku me udhëheqësin e Bashkesisë Islame të Republikës së Kosovës z. Naim TERNAVA dhe udhëheqësin e këtij Instututi Dr. Islam HASANI japin certifikatë HALAL për produktet të cilat N.P.P AMO prodhon dhe shpërndan për gjithë konsumatorët e saj. Jemi të parët dhe më të mirët, prandaj qëndroni aktiv që të jeni të informuar për të gjitha risitë.

project 1

Në panairin që u mbajt në Berlin të Gjermanisë, mori pjesë edhe N.P.P AMO

Në panairin që u mbajt në Berlin të Gjermanisë, mori pjesë edhe N.P.P AMO ku hapsirat tona i vizituan: Ministri i Bujqesisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Bujqesisë së Malit të Zi, Ambasadori i Kosovës dhe shumë personalitete të tjera të shquara të politikës, biznesit, fushës së arsimit dhe shumë fushave tjera ku ishin të kënaqur me punën dhe aktivitetet tona.

project 1

Në panairin që u mbajt në Berlin të Gjermanisë, mori pjesë edhe N.P.P AMON.P.P AMO sërish merr pjesë në panairin më të madh të përgjithshëm ndërkombëtar "Prishtina 2016"

N.P.P AMO sërish merr pjesë në panairin më të madh të përgjithshëm ndërkombëtar "Prishtina 2016" të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK). AMO është e ftuar si një prej bizneseve më të suksesshme në vend, ku është përshendetur nga Presidenti i Republikës së Kosovës z.Hashim THAQI dhe Kryeministri z.Isa MUSTAFA për sukseset dhe punën e pa konkurentë në regjion.

project 1

Në panairin më të madh në botë të organizuar nga International Green Week më 15 deri 24.01.2016, në Berlin

Në panairin më të madh në botë të organizuar nga International Green Week më 15 deri 24.01.2016, në Berlin të Gjermanisë, për të cilin Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) zgjodhi edhe N.P.P AMO-n si një prej biznesieve më të fuqishme në Kosovë me shumë produkte..

project 1

NN.P.P AMO mori pjese në panairin ndërkombetar për mark private i njohur si WORLD PRIVATE LABEL

i cili u mbajt në Amsterdam te Holandes me datë 16-17 Maj 2017. Në këtë panair N.P.P AMO kishte shume vizitorë ku një ndër ta ishte dhe Zv. Ambasadori i Kosovës në Holandë, ku na urojë për punën aktivitetet dhe sukseset tona rreshturazi të arritura falë përkushtimit dhe angazhimit në nivel të duhur vetëm që produktet të cilat i ofrojmë të jenë të kualitetit sa më të mirë dhë më të shëndetshme.

Kompania AMO

do te jetë prezente në panairin e radhes në Koln-ANUGA te Gjermanisë. Mund te na gjeni në kete shtand: HALL:07.1 STAND-NR.:D-048g

project 1

Kompania AMO

do te jetë prezente në panairin e radhes në Istanbul CNR Food . Mund te na gjeni në kete shtand: Hall 4 Stand : 4A-15

project 1

Kompania AMO

do te jetë prezente në panairin e radhes në Istanbul CNR Food . Mund te na gjeni në kete shtand: Hall 4 Stand : 4A-15

project 1

Kontakt

  • Industria Ushqimore "A M O" Klinë
  • Zona industriale, 32000 Klinë
  • Tel:+381 39 470 777
  • Tel:+383 49 470 222
  • amo.industria@gmail.com